Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, njofton se sot në orët e hershme të mëngjesit ka privuar nga liria 56 vjeçarin V.D. i cili akuzohet për prishje të rendit dhe qetësisë publike si dhe sjellje agresive ndaj zyrtarëve policorë.
“Sot (13-tetor) rreth orës 05:05 në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, efektivët e policisë të SPB-Tetovë Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, kanë arrestuar personin V.D. 56-vjeç nga Tumçevishti i Gostivarit, i cili kishte shkelë rendin dhe qetësinë publike dhe kishte vepruar në mënyrë agresive ndaj tyre, deri sa ishin duke kryer veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij do të përgatiten parashtresat përkatëse sipas Ligjit për Veprat kundër rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë. /Alsat.mk