Dje (5-korik) në orën 14:35, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë ndaluar 51-vjeçarin R.D. nga Gostivari, i cili kishte prishur rendin dhe qetësinë publike në pikën e vaksinimit në Spitalin Modular në Gostivar. Rasti po dokumentohet dhe kundër tij do të përgatitet parashtresë adekuate.