Një rast i rëndë ka ndodhur në hyrje të një nga shkollave të Tetovës. Një 38-vjeçar ka marrë një nxënës, e ka futur në supermarketin afër, e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur me armë.
Prindi i nxënësit e ka denoncuar rastin në polici dhe më pas 38-vjeçari është arrestuar. Nuk dihen shkaqet.
“Më datë 26.05.2025 në ora 21:40, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin N.T.(38) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm nga S.B. (44) nga Tetova, se në hyrje të shkollës fillore e ka kapur djalin e tij të mitur dhe e ka futur në supermarketin e afërt, e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur me armë. N.T. po mbahet në stacionin e policisë dhe
pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse”, qëndron në raportin ditor të Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë.