Me 26.03.2019 në periudhën nga ora 12.00 deri në ora 13.30, në bazë të urdhrit gjyqësor, zyrtarët policor nga Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Radovish dhe Stacioni Policor në Radovish kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat tjera në pronësi të S.K.(35) nga Radovishi, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit është gjetur marihuanë, pas së cilës S.K. është arrestuar dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.