Më 28.02.2026, në orën 01:38, në afërsi të vendit të quajtur „Kopaçka“, në afërsi të Kërçovës, është privuar nga liria personi Z.R. (32) nga Kërçova.
Gjatë një kontrolli në komunikacion, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet pasagjerësh „Opel“ me targa të Kërçovës, të cilin e drejtonte ai. Pas alkooltestit të kryer, janë konstatuar 2.19 promilë alkool në gjak.
Shoferi është përjashtuar menjëherë nga komunikacioni dhe me urdhër të prokurorit publik, automjeti është sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale „drejtim i pamatur i mjetit motorik“.


