Më 16 tetor 2025, rreth orës 20:00, në një fshat të Tetovës, policët e Departamentit Policor të Zherovjanit kanë privuar nga liria një 28-vjeçar nga i njëjti fshat.
Sipas denoncimit, rreth orës 18:45, para shtëpisë së dy dajave të tij, i dyshuari është sjellë në mënyrë agresive, ka thyer xhamin e derës dhe është lënduar, pas çka ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre.
Personi është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet parashtresë përkatëse.
Policia po vazhdon me hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.TS