Një 23-vjeçar nga Shkupi ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij 51 vjeçare, në shtëpinë familjare në zonën e Bit Pazarit.
I dyshuari M.A. i ka shkaktuar asaj lëndime të rënda trupore të cilat i kanë konstatuar edhe mjekët në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti ka ndodhur rreth orës 00:10, kur policia ka ndërhyrë pas një denoncimi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj M.A do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.


