Më datë 02.03.2026, në ora 21:20 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria shtetasen A.L. (18 vjeçe) nga Tetova. Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor në rrugën “Marshall Tito”, punonjësit e policisë kanë ndaluar një traktor me targa të Tetovës, të cilin ajo po e drejtonte.
Pas marrjes së masave, u konstatua se A.L. nuk posedonte patentë shoferi. Traktori është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të ngrihet padi përkatëse.


