Sot(10.05.2021) zyrtarët policor nga SPB Shkup i kanë arrestuar G.M.(40), H.A.(19) dhe E.N.(23) nga Haraçina, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e tre vjedhjeje të veturave në periudhën nga dhjetori i vitit 2020 deri në shkurt të vitit 2021, transmeton Almakos.
Te tre personat është kryer bastisje në shtëpi dhe hapësira tjera ku janë gjetur edhe marihuanë dhe lëndë të tjera.
Personat janë arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rasteve, do të ngritët padi adekuate penale./Almakos/