Sektori për Punë të Brendshme Shkup ‘ Njësia për Krim të Dhunshëm, Departamenti për Delikte Gjaku dhe Delikte Seksuale, ka ngritur kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër A.M. (41) dhe J.R. (34), të dy nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “sulm seksual dhe përdhunim”, sipas nenit 186 të Kodit Penal. Ata dyshohen se, më 17.07.2026, rreth orës 21:45, pranë rrugës Lisiçe e Epërme – Lisiçe e Poshtme, me përdorim të forcës fizike dhe kërcënimeve, kanë kryer akt të dhunshëm seksual ndaj një gruaje 32-vjeçare nga Serbia, me qëndrim të përkohshëm në Shkup.
Data 30.10.2026
Aktuale
- Ushtria izraelite vazhdon inkursionet në Hebron për të tetën ditë radhazi
- Pranon fajin i akuzuari për djegien e dy automjeteve të Ambasadës Bullgare në Shkup
- Rreziku i heshtur: Prokuroria e informuar për dhunën ndaj Arlindës
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare politikani dhe diplomati i njohur, Bashkim Zeneli
- BDI në Dibër: Krizë me ngrohjen në shkolla, nxënësit detyrohen të ndjekin mësimin me xhupa
- Grabitja e madhe e Binance: Më shumë se 6 miliardë dollarë në rrezik
- Akuzohet se fshehën rreth 1 mln euro/ Arrestohet pronari i spitalit “Sante Plus”, Bilal Kara dhe ish-drejtoresha Geriana Arapi
- Andonovski: Në vitin 2027 presim gurthemelin për qendrën kombëtare të të dhënave



