Me 22.02.2019, pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, në lagjen Mlaki 2 në Gostivar, zyrtarët policor i kanë arrestuar Z.H.(33) nga Tetova, L.S.(27) nga fshati Miletinë, Tetovë, M.Z.(1973) nga Recica e Vogël, Tetovë dhe S.N.(25) nga Tetova që kanë qenë në veturën e tipit “Folksvagen golf” me targa nga Tetova, e drejtuar nga Z.H., transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit në veturë dhe te personat te Z.H. është gjetur një qese me rreth 500 gram marihuanë.
Personat janë mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngritet padi adekuate penale.