Më datën 22.07.2021 nëpunës policorë të Njësisë Policore Shuto Orizarë i kanë privuar nga liria M.M. (19) dhe S.B. (23), të dy nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se më datën 14.01.2021 kanë kryer veprën penale ”vjedhje e rëndë” nga shtëpia e K.D. (35) nga Shkupi. Pas masave dhe aktiviteteve të realizuara është konstatuar se pjesëmarrës i tretë në veprën penale është A.D. (19), i cili para dhjetë ditëve gjendet në vuajtjen e dënimit me burg. Në lidhje me rastin ka qenë i ftuar edhe D.M. (33) nga Shkupi, i cili i ka blerë sendet të cilat paraprakisht kanë qenë të vjedhura nga këta tre persona dhe një pjesë e tyre do të i kthehen pronarit.
Pas dokumentimit të rastit kundër M.M., S.B. dhe A.D. do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 236 ”vjedhje e rëndë”, kurse kundër D.M. sipas nenit 261 ”fshehje” të Kodit Penal.