Sot (17.06.2022) në ora 05:30 minuta në Gostivar, nëpunës policorë të SPB Tetovë-Njësia e Punëve të Brendshme Gostivar i kanë privuar nga liria A.K. (27) nga Kërçova dhe S.K. (20) nga Manastiri për shkak të dyshimit se kanë kryer vjedhje të rëndlë në automjet “folkswagen golf” me targa regjistrimi të R. së Shqipërisë, i cili ka qenë i parkuar në afërsi të objektit gastronomik në dalje të Gostivarit në drejtim të Kërçovës.
Dy personat, tek të cilët janë gjetur sende për të cilat akziston dyshimi se janë nga vjedhja, janë në mbajtje në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe kundër tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.