Dy vëllezër u arrestuar dje pasi u gjet drogë gjatë bastisjes së shtëpisë së tyre në Tetovë. Është gjetur marihuanë në disa paketime.
“Më datë 11.10.2023 në ora 18:40 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria personat K.R.(24) dhe L.R.(22), të dy nga Tetova. Gjatë një bastisje në banesën e tyre, të kryer me urdhër gjykate, në ambientet që ata kishin përdorur janë gjetur dhe konfiskuar disa pako me rreth një kilogram e 300 gramë marihuanë dhe një peshore digjitale”, thonë nga SPB-Tetovë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatëse.