Policia këtë mëngjes ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup është raportuar se në parkun e Qytetit të Shkupit ka pasur përdorim fishekzjarresh dhe nuk është respektuar vendimi i Qeverisë për shtatë ditë zie.
“Menjëherë është vepruar nga policia e Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup dhe është konstatuar se në një objekt gastronomik në parkun e qytetit ishte organizuar një festë ditëlindjeje, ku nga M.F. (18) dhe M.F. (18), të dy nga Shkupi, kishin ndezur fishekzjarrë.
Ata janë ndaluar dhe mbajtur në stacionin policor në lidhje me nenin 387 të Kodit Penal, dhe pas dokumentimit të rastit do të paraqitet padi përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Data 06.10.2026
Aktuale
- Veprime të paautorizuara të OpenAI në Wikipedia: Një kërcënim për integritetin e platformës
- 17-vjeçarja sulmohet fizikisht në Qendrën për Punë Sociale në Tetovë
- Të vdekur dhe të shpërngulur merrnin ndihmë shtetërore, zbulohen mbi 4.500 përfitues të rremë të ndihmës sociale
- Identifikimi i dyshuar për sulmin ndaj deputetit Fahrush Rexhepi
- Mungesa e vullnetit politik: Bedri Hamza kritikon VV’në për ligjin e Speciales
- Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet, çon në gjyq Elvis Shkambin dhe xhaxhanë e tij
- Artan Grubi kërkon të marrë pasaportën, ofron 335.707 euro garanci
- Gostivar, arrestohet 41-vjeçari pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj nënës së tij



