Më datë 18.03.2026, në ora 02:35, në lagjen Plitishta të Strugës, zyrtarë policorë nga DPB Strugë kanë privuar nga liria personat J.M. (31) nga Shkupi dhe S.K. (30) nga Ohri. Ata dyshohen se rreth orës 00:20, në rrugën “Momçillo Jordanovski” në Ohër, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, kanë sulmuar fizikisht personin A.K.S. (52) nga Ohri.
Shtetasja V.M. (41) nga Ohri ka arritur ta mbrojë A.K.S. dhe pasi që të dy kanë hyrë në banesën e saj, personat e lartpërmendur e kanë sulmuar sërish, duke përdorur edhe sende të forta me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër.
Sulmuesit janë larguar nga banesa sapo ajo ka thirrur policinë, pas së cilës A.K.S. ka vërejtur se nga portofoli i mungonin para dhe stoli personale. J.M. dhe S.K. po mbahen në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse.


