Dy persona nga Trubareva janë ndaluar në komunën Aerodrom të Shkupit, pasi u kapën duke djegur qëllimisht kabllo në një park në bulevardin “Pushtimi i shkurtit”. Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, policët nga stacioni policor i Aerodromit kanë privuar personat me inicialet T.M. 23 vjeçar dhe I.M. 26 vjeçar, që të dy nga Trubareva. Ata i ka denoncuar një punonjës i komunës së Aerodromit, i cili ishte dëshmitar i incidentit. Policia ndërhyri menjëherë, i gjeti ata në vendngjarje dhe i arrestoi dy të dyshuarit. Ata po mbahen në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. /Alsat.mk
Data 17.10.2026
Aktuale
- Bulevardi kthehet në fushëbetejë, një polic përfshihet në flakë pas hedhjes së molotovit
- Tensioni në Tiranë: Protesta e studentëve shpërthen në dhunë
- Tensionet arrijnë kulmin! Blindohet Bulevardi, zbarkojnë në terren edhe Forcat RENEA. Efektivët me uniformë të veçantë (VIDEO)
- Situatë alarmante te Kryeministria, policia vërsul qindra forca drejt studentëve, një person bie pa ndjenja. Aksion masiv me shkopinj gome, gaz lotsjellës e ujë me presion
- Oborri Mbretëror Shqiptar në krah të studentëve shqiptarë: Dhuna ndaj të rinjve duhet të hetohet
- Mexhiti: Shkupi do të jetë qendra e Universiadës Mbarëkombëtare Shqiptare në kuadër të Festave të Nëntorit
- Ligjvënësi iranian: Bisedimet e tërthorta me SHBA-në vazhdojnë përmes Katarit dhe Omanit
- (VIDEO) Rreth 25 mijë qytetarë të regjistruar për vaksinim kundër gripit



