Nëpunës policorë nga SPB Kërçovë, dje në orën 18:00 afër vendit Krushinë, i privuan nga liria personat F.S.(34) dhe L.P.(37), që të dy nga Shkupi.
“Gjatë kontrollit të automjetit ‘Opel Korsa’ me targa të Shkupit, me të cilin udhëtonin, është gjetur dhe marrë marihuanë. Ata u dërguan në SPB Kërçovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të parashtrohet padi adekuate”, informoi zëdhënësi Stefan Dimoski.