Më 06.08.2025, në fshatin Rashçe të Shkupit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor në Gjorçe Petrov arrestuan E.K. dhe B.K. nga Rashça.
Rreth orës 22:00 në SPB Shkup është raportuar se në fshat janë dëgjuar të shtëna armësh, pas së cilës janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të menjëhershme. Është konstatuar se E.K. dhe B.K. kanë shtënë me armë gazi gjatë një dasme.
Të dy janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse.