Gjatë ditës së djeshme në një lagje të Kumanovës, zyrtarë policorë kanë arrestuar personin me iniciale A.G nga Kumanova dhe S.N. nga Kriva Pallanka. Të njëjtit sipas MPB-së po transportonin dru zjarri pa dokumentacion përkatës.
” Gjatë kontrollit të një automjeti mallrash “TAM” me targa të Kumanovës, i cili drejtohej nga A.G., ndërsa pasagjer ishte S.N., u konstatua se po transportonin gjashtë metër kub dru zjarri të pavulosur dhe pa dokumentacionin e nevojshëm. Automjeti dhe drutë janë konfiskuar, ndërsa personat janë ndaluar në stacionin policorë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.