Me 14.01.2019 rreth orës 22.40 në fshatin Toplicë, Gostivar, janë arrestuar A.F.(30) dhe E.A.(23) nga fshati Dobridoll, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit në veturën e tipit “ BMV “ me targa nga Gostivari tek to është gjetur marihuanë, e cila është konfiskuar dhe dorëzuar për ekspertizë.
A.F. dhe E.A. janë mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar ku pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngritet padi adekuate penale.

