Policia në disa qytete të vendit ka regjistruar një sërë rastesh kriminale, përfshirë drogë, vjedhje, dhunë dhe mashtrime.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal ndaj M.S. (38) nga Kumanova për shkak të dyshimeve për veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike”.
“Më 19.07.2025 në Kumanovë, nëpunës policorë ushtruan kontroll në një automjet, të cilin e ka drejtuar i denoncuari, me ç’rast në bagazhin e tij personal ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë”, njofton policia.TS


