Indrit Cerloj, ish-drejtori i burgut të Durrësit, është liruar nga qelia. Cerloj u arrestua pas arratisjes së Altin Ndocit, nga spitali i Durrësit.
Vendimi është dhënë nga Gjykata e Durrësit, e cila ka pranuar kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.
Cerloj, bashkë me disa zyrtarë të tjerë të policisë së burgjeve dhe staf civil, dyshohet se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën, me pasojë shkeljen e procedurave për shoqërimin në spital të Altin Ndocit


