Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, sot do të mbajnë konferenxcë të jashtëzakonshme për media, ku do të flasin për konfiskimin e një veture me targa serbe mbrëmë në Zveçan, në të cilën kishte pasur një sasi armatimi e mjete të ndryshme ushtarake.
Konferenca do të mbahet tek kampi ‘Belvedere’ në Mitrovicë të Jugut.
Konferenca është paraparë të mbahet nga ora 12:00, njoftoi zyra për media e PK-së. /21Media



