Edhe krahas vështirësive objektive dhe resurseve të kufizuara të disponueshme, ARM-ja me sukses e ka kryer misionin e saj dhe të gjitha detyrat e vendosurа, me ç’rast gatishmëria luftarake me orvatje të mëdha dhe angazhim të personelit ishte në nivelin e duhur, transmeton medial.mk.
Kjo u konkludua në brifingun e sotëm mes presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe shefit të Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-nënkolonelit Metodija Veliçkovski, i cili ka informuar për gatishmërinë luftarake të Armatës së Republikës së Maqedonisë.
Brifingu për gatishmëri luftarake, siç theksohet në kumtesën e Kabinetit të Ivanovit, është detyrim i rregullt i shefit të SHM të ARM-së ndaj presidentit të Republikës së Maqedonisë.
“Presidenti Ivanov ka qenë i informuar për realizimin e planeve dhe detyrave në ARM vitin e kaluar në bazë të analizës së kryer të plotë dhe objektive të Shtatmadhorisë për vitin 2017, faktorët dhe elementet, të cilat ndikojnë në gatishmërinë luftarake të ARM-së, si dhe propozimet dhe masat për përmirësimin e shkallës së gatishmërisë luftarake të ARM-së në nivelet më të larta në vitin 2018”, qëndron në kumtesë.
Në brifing janë përfshirë fushat kyçe funksionale, të cilat ndikojnë në gatishmërinë luftarake.
Gjeneral-nënkoloneli Veliçkovski i theksoi detyrat dhe projektet kyçe që e kanë shënuar vitin e kaluar, vitin jubilar për ARM-në. Gjithashtu, janë theksuar prioritetet dhe masat që duhet të ndërmerren në vitin e ardhshëm 2018.