Një vajzë shembull për të tjerët, ajo është një arkitekte e suksesshme e cila vjen nga qyteti i Tetovës. Për Fitoren rrugëtimi i saj në këtë sferë ka filluar menjëherë pas mbarimit të studimeve në Shkup e më pas në Zvicër. Tani ajo ka dhe studion e saj personale në Tetovë, ku dhe nxjerr projekte nga më të ndryshmet. Mesazhi i saj për të rinjtë në këtë intervistë ishte të punojnë, studiojnë dhe mos e ndalojnë ëndrrën e tyre për çfarëdo profesioni.
Fitore Iljazi ju fton të ndiqni intervistën e saj në Portalb.
Pas mbarimit të studimeve karriera ime filloi në Shkup në kompaninë ‘Ajde Doma Design & Engineering’ aty kam punuar afër dy vite. Pas largimit nga kompania arrita të kem lidhje me disa arkitektë zviceran, të cilët më angazhuan në projektet e tyre në Zvicër. Atje kam marrë pjesë në projektet për kompaninë e “Masserat-it, pas asaj mu mundësua që të jem pjesë e projektimit të një hoteli në Davos. Kjo ishte një eksperiencë shumë e madhe për mua në moshën që unë kisha. Pas kthimit nga Zvicra fillova të punoj personalisht dizajne në Tetovë dhe rrethinë. Sukseset e para ishin ato të cilat më motivuan për më shumë. Në vazhdimësi të projekteve dhe kërkesave të klientëve, në dhjetor të vitit te kaluar arrita të bëj hapjen e studios sime e cila gjendet në kompleksin Saranda.

A do jua kishit sugjeruar të rinjve këtë profesion?
Gjithsesi që po, sidomos vajzave shqiptare pasi që është një profesion shumë I guximshëm dhe dinamik.

Çfarë planesh ka Fitorja për të ardhmen?
Në të ardhmen kam plan që të marr pjesë në konkurse të njohura botërore dhe të krijoj brendin tim në industrinë e mobilieve dhe të ndërtimit.

Cilin prej projekteve që e keni bërë̈ deri më tani e pëlqeni më shumë ju vetë dhe cili ka qenë më i pëlqyer nga të tjerët?
Çdo projekt e kam bërë me pasion dhe dashuri, sepse secili prej tyre me ka formuar ende më shumë në profesion dhe secili ka konceptin e vet, por gjithashtu edhe të tjerëve mendoj se secili projekt u ka lënë përshtypje të ndryshme.

Një mesazh motivues për rininë?
Për të rinjtë kam një mesazh që të gjithë të punojnë, të studiojnë dhe askush të mos e ndalojë ëndrrën e tyre për çfarëdo profesioni. Sidomos për femrat shqiptare të shkollohen dhe të emancipohen. Gjithashtu të zhduket në rrethinë stereotipi për femrën në arkitekturë, ndërtimtari, mjekësi, IT ose çfarëdo qoftë drejtimi apo pune tjetër./Portalb.mk
Që të mund të shihni projektet e bukura të Fitores dhe të kontaktoni me të mund të klikoni këtu.