Kreu i EcoGuerilas Arianit Xhaferi ka komentuar kërkesën e Xhevat Ademit që përfaqësuesit e VMRO-së mos të ofendojë shqiptarët, informon portali “tetova1”.
Në profilin e tij në facebook Xhaferi ka parashtruar edhe disa pyetje për deputetin e BDI-së Xhevat Ademin:
“Cilët shqiptarë mos i ofendojë VMRO-ja? Ata që deri dje i quanin INDIJANCI, PLEME, SHIPTARI? Ata që deri dje rriheshin e sulmoheshin, burgoseshin sepse kanë një Kuran në shtëpi apo këngë të Gold AG në kompjuter? Pse s’e kërkoje një gjë të tillë dje o deputeti i përjetshëm? Apo nga kur ishit përfundi VMRO-së nuk dëgjonit gjëra të tilla???”, shkruan Arianit Xhaferi.
Data 28.03.2026
Aktuale
- Arrestohet në Turqi presidenti i një klubi futbolli nga Maqedonia për kontrabandë ari
- Mexhiti: 13 vendime për 13 mësues
- Lirohen 4 shqiptarët e arrestuar në Serbi
- Siljanovska-Davkova: Kërkesat e fqinjëve devijojnë nga Kriteret e Kopenhagës dhe nuk janë në frymën e akteve kushtetuese të BE-së
- Mickoski për kritikat e Filipçes: Është e logjikshme që opozita të kritikojë, por të shpifë është gabim
- Pse zgjohesh para alarmit? Zbulimi i orës biologjike të trupit
- Paga e 13-të: Çfarë duhet të dini për shpërndarjen e saj më 31 mars?
- I riu dërgohet në spital i plagosur rëndë me thikë, niset me urgjencë drejt Traumës në Tiranë! Dyshimet e para


