Me rastin e mbërritjes dhe qëndrimit në Tetovë të një delegacioni të lartë nga Kuvendi i Mbretërisë së Arabisë Saudite i udhëhequr nga Abdullah Bin Muhamed Al Sheikh, nesër (e enjte) nga ora 05:30 do të vendoset një regjim i veçantë i komunikacionit në Tetovë. Regjimi i modifikuar do të zbatohet për rrugën “Iliria” nga hyrja – dalja e Tetovës deri në sheshin e qytetit dhe anasjelltas, pastaj në shtrirjen nga sheshi i qytetit deri në kryqëzimin me rrugën “Vëllezërit Milladinovi” dhe anasjelltas dhe në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në shtrirjen nga kryqëzimi me rrugën e “Ilindenit” deri në kryqëzimin me rrugën “Gjorçe Petrov” informonTetovasot. Regjimi special do të zbatohet deri në orën 12:00. Luten qytetarët që gjatë kësaj periudhe të mos drejtojnë automjetet e tyre në këtë pjesë të qytetit apo t’i parkojnë automjetet e tyre në rrugët e lartëpërmendura pa nevojë të domësdoshme dhe urgjente, të kenë durim dhe të respektojnë plotësisht urdhrat dhe udhëzimet e punonjësve të policisë së SPB-Tetovë. Me këtë qytetarët drejt për së drejti do të kontribuojnë që të mos pengohet lëvizja e qetë dhe e sigurt e mysafirëve nga Arabia Saudite dhe në përgjithësi qarkullimi normal i trafikut në Tetovë.Tetovasot
Data 25.03.2026
Aktuale
- Regjistrohet edhe një tërmet në Maqedoni
- Rregullat e reja për zgjedhjen e presidentit: Çfarë do të thotë vendimi i Kushtetueses?
- Si u miratua projekti i resortit pa tokë dhe pa garë, leja e ndërtimit pa certifikatë pronësie për kompaninë e drejtoreshës së Tatimeve Erilinda Lala dhe bashkëshortit të saj
- Mislimi: A është më mirë që shqiptarët të reshtohen pas Mickovskit sesa pas VLEN-it dhe BDI-së?
- Pas faqes së Kuvendit të Shqipërisë, “Homeland Justice” hakeron edhe Postën Shqiptare: I kemi të gjitha të dhënat në duart tona!
- Abazi: Fenomeni i intolerancës fetare tek ne
- Meidani pret drejtorët e HALKBANK Shahbaz dhe Haxhipazin në Shkup, fokus te bashkëpunimi dhe të rinjtë
- BDI: Kush po mundohet ta fshehë skandalin me falsifikim dokumentesh në Çair


