Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi para Gjykatës Kushtetuese, tha se sot më shumë se kurrë është momenti për të qëndruar të bashkuar për atë që kemi fituar me shumë mundë dhe sakrificë.
Ademi tha se ligji për gjuhët nuk është vetëm akt juridik por është simbol i Marrëveshjes së Ohrit, dhe hapi rrugën për paqe dhe stabilitet.
“Cdo tentim për ta shfuqizuar atë është goditje direkte për marrëdhëniet ndëretnike. Shfuqizimi i tij është goditje mbi themelet e Marrëveshjes së Ohrit”, tha Ademi, raporton SHENJA.
Ademi mes tjerash tha se ata shpallin iniciativën: Roja e gjuhës, duke shtuar se ata do të qëndrojnë para Gjykatës Kushtetuese.
“Ky nuk është nju moment për të qëndruar pasiv, por për të punuar së bashku. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarët që të na bashkohen”, tha Ademi, duke shtuar se tani është momenti për ta mbrojtur të ardhmen dhe të drejtat tona të barabarta. /SHENJA/
Data 28.03.2026
Aktuale
- Rikonstruimi i Qeverisë në maj-qershor, Mickoski: Nuk e kemi ndërmend për zgjedhje të parakohshme parlamentare
- Policia bastis shtëpinë e 25 vjeçarit nga Çairi, i gjenden drogë dhe peshore digjitale
- Dizeli nuk do të shtrenjtohet as javën tjetër
- Arrestohet një person në Shkup për posedim të drogës
- Arrestohen tre persona për drogë në Drenovec të Tetovës
- Mickoski: Pres ulje të çmimit të benzinës për 2 denarë, ndërsa nafta me çmim të njëjtë ose me rritje minimale
- Dosja Balluku/ GJKKO lejoi këqyrjen, 80 celularë dhe pajisje kompjuterike dorëzohen për ekspertim në laboratorin e SPAK
- Shkup, nesër regjim i posaçëm i komunikacionit


