Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi ka reaguar ndaj deklaratës së VLEN-it se nuk do të mbështesin iniciativën për inicimin e ndryshimeve kushtetuese.
1. Nuk e nënshkruajnë rezolutën për drejtësi në Hagë ndaj çlirimtarëve.
2. Nuk e nënshkruajnë rezolutën e studentëve për respektimin e Ligjit për Gjuhët, që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe.
3. Nuk e nënshkruajnë as sot iniciativën për ndryshimet kushtetuese, ndërsa dje thoshin se s’ka qeveri pa ndryshime kushtetuese.
Kujt po i shërbejnë këta? Çfarë halli kanë?


