Sonte në fshatin Xhepçisht, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) po mban një tubim me strukturat dhe mbështetësit e saj në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.
Salla ku mbahet takimi është mbushur plot, duke reflektuar mobilizimin dhe përkrahjen masive të banorëve të Xhepçishtit për këtë subjekt politik. Të pranishëm janë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe lideri i ASH-së, Arben Taravari.
Lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, në deklaratën e tij potencoi se shqiptarët e Tetovës e kanë shum të lehtë të vendosin se kënd duhet ta votojnë, ata duhet të vendosin nëpërmjet Adnan Azizit dhe Bajram Rexhepit.
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ne deklaratën e tijë i dërgoi një mesazh Mickovskit Kasamit dhe Azizit.
Ali Ahmeti: Votuesit e VLEN-it nuk janë fajtor, sepse ata votuan për ndryshim. Tani janë penduar, duhet t’i orientojmë drejt frymës kombëtare.