Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përmes avokatit të tij Abidin Abduli, ka dorëzuar dje padinë për shpifje në Gjykatën Themelore Shkup 2 kundër kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
Taravari i ka mohuar kategorikisht këto akuza, duke i cilësuar si të pavërteta dhe shpifëse. Ai kishte paralajmëruar më herët se do të ndërmerrte hapa ligjorë nëse nuk do të kishte kërkim-falje publike për deklaratat e bëra.
Me dorëzimin e padisë në Gjykatën Themelore Shkup 2, çështja tashmë pritet të marrë rrugë institucionale.



