Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit Naser Selmani, duke e cilësuar këtë si një akt të rëndë që tregon gjendjen e lirisë së medias në vend.
“Dënoj ashpër sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani, sulm i cili i shtohet dhunës që është rritur ndjeshëm ndaj medias së lirë. Kjo dhunë jep dy mesazhe të qarta: jetojmë në diktaturë, fatkeqësisht; dhe diktatura i ka ditët e numëruara”, ka shkruar Taravari.
Ai theksoi se pavarësisht përpjekjeve të pushtetit për të sulmuar kritikët, në fund fiton e vërteta dhe ata që i shërbejnë publikut. “Edhe pse pushteti merret me Naserin, prapë fiton Naseri”, përfundoi lideri i Aleancës për Shqiptarët.