Zëvendës kryeministri, Arben Fetau, ka reaguar në lidhje me shfaqjet me fëmijë të uniformuar e të armatosur për të cilat thotë se janë të gabuara, ndërsa sipas tij UÇK-ja mbetet vlera më sublime e popullit shqiptar, përcjell Shenja.
Shkrimi i plotë i Fetait:
Shfaqjet me fëmijë të uniformuar dhe të armatosur janë të gabuara, pavarësisht përkatësisë apo historiografisë.
Komitët, padyshim, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të vetëdijes kombëtare maqedonase.
Ndërkohë, UÇK-ja mbetet vlera më sublime e popullit shqiptar. UÇK-ja përfaqëson sakrificën për barazi, drejtësi dhe dinjitet. Për shqiptarët, UÇK-ja është simbol i përpjekjeve për një shoqëri më të drejtë dhe për ndërtimin e një shteti ku çdo qytetar do të jetë i barabartë dhe i respektuar.