Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ngritur dyshime mbi një rikthim të saj në ekran, përmes një postimi në Instagram.
Ajo ka ndarë me ndjekësit një listë me fustane të zgjedhura nga sajtet e njohura të modës, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Back to TV means back to cute dresses”, që në shqip përkthehet “Rikthimi në TV do të thotë rikthim te fustanet e bukura”.
Ky postim ka ngjallur menjëherë reagime dhe spekulime mes fansave të saj, të cilët po presin me padurim të mësojnë nëse Arbana do të rikthehet në drejtimin e një programi të ri televiziv. Deri më tani, ajo nuk ka dhënë më shumë detaje, por ky mesazh duket se është një shenjë e qartë e projekteve të saj të ardhshme në ekran.