Interesimi i turistëve holandezë për të udhëtuar në Maqedoni është vërejtur edhe në ditën e tretë të prezantimit të panairit të ofertës sonë turistike në Panairin e 54-të ndërkombëtar për udhëtimet që mbahet në qytetin Utreht të Holandës.
“Lidhja tradicionale me Ohrin e plotësuar me një ofertë të pasur turistike, ture gastronomike dhe kulturore, si dhe ekskursione në natyrë, janë arsye e mjaftueshme që holandezët të zgjedhin Maqedoninë si destinacion të radhës”, thonë nga Agjencia për promovim dhe përkrahje të turizmit (APPT).
Zhvillimi i destinacioneve turistike në vend, thekson Agjencia nxitet edhe nga promovimi i tyre.
Drejtoresha e APTT-së, Biljana Stefanoska në panairin në Utreht u takua me operatorë turistikë holandezë dhe agjenci turistike të specializuara për lloje të segmentuara të turizmit të cilat duhet të sjellin turistë në pjesët më pak të njohura të Maqedonisë, ndërsa janë mjaft tërheqëse dhe të pasura me traditë, burime kulturore dhe natyrore.
Nga Agjencia gjithashtu theksojnë se tregu holandez i cili është një nga tregjet turistike të para dhe më lojale në Maqedoni është me interes të madh për zhvillimin e turizmit në vendin tonë, ndërsa lojalitetin Maqedonia në këtë treg zyrtarisht e ka arritur me atë që arriti të kthejë për herë të dytë ose të tretë turistë holandezë që dëshirojnë të vizitojnë pjesë të tjera të vendit, përveç qendrave më të mëdha turistike.
Panairi i Utrehtit është panairi më i madh i turizmit në atë pjesë të Evropës me pjesëmarrjen e mbi një mijë ekspozuesve nga qindra vende dhe destinacione. Paraqet një mundësi të shkëlqyer për kompanitë turistike për të prezantuar ofertat e tyre, ndërsa pjesëmarrësit të lidhen me klientët dhe partnerët e mundshëm të biznesit.