Kryetari i partisë “E Majta” dhe njëherit deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Apasiev, në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, sot ka dorëzuar Kërkesë për konstatimin e shkeljes së të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale.
Si bashkëngjitje të fotografisë në njoftim, pa ndonjë miratim apo leje paraprake, ai qarkulloi dhe bëri publike adresën e banimit të shtëpisë private të propozuesit, nga karta e tij e identitetit, e cila më pas – pa asnjë anonimizim apo errësim u transmetua në transmetim për gati në të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike në vend (radiot, televizionet, ueb portalet, gazetat etj).
Sipas denoncimit me këtë veprim të kundërligjshëm dhe arbitrar, i padituri ka kryer shkelje të qëllimshme dhe keqpërdorim të të dhënave personale të mbrojtura me ligj të propozuesit, duke rrezikuar sigurinë e tij dhe të familjes së tij.