Alsat 2019-09-12T13:56:27+02:00
Seanca gjyqësore për rastin “Talir” të PSP-së që ka të bëjë me financimin e VMRO-DPMNE-së, sot është anuluar për të dhjetën herë. Anulimi i sotëm erdhi për shkak se Prokurorja Speciale Katica Janeva gjendet në paraburgim, ndërsa është nënshkruese e akuzës për rastin në fjalë.
Pas kërkesës së palës mbrojtëse, gjykatësi dëgjoi edhe prokuroren Lençe Ristoska, e cila është përfaqësuese e Janevës dhe anuloi seancën për më 3 tetor.
Loading…




