Seanca gjyqësorë për rastin Toplik, në të cilin ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski akuzohet për tender të paligjshëm u anulua. Shkak ishte mungesa e njërit prej gjashtë të akuzuarve avokati i të cilit dorëzoi raport mjekësor se është në pushim mjekësor, raporton Televizioni SHENJA.
Mile Janakievski dhe të akuzuarit e tjerë, anëtarë të atëhershëm të komisionit për furnizime publike në ministri, ishin në sallë.
Rasti “Toplik”, ka të bëjë, ashtu siç njoftoi prokurorja speciale, Fatime Fetai, me keqpërdorim të “detyrës zyrtare”, ky një person në cilësinë e udhëheqësit në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe pesë të dyshuar të tjerë, të Komisionit për Ankande Publike të po së njëjtës ministri, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 1.44 milionë euro.
Në këtë rast i dyshuari i parë, si person drejtues në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për Furnizime Publike ka formuar Komision për ankande publike, të cilës i ka urdhëruar të zgjedhë ofrues për blerje dhe disponim me tokën ndërtimore për ndërtim të kompleksit elitar Qyteti i Diellit në Sopishte, edhe pse firma nuk i ka plotësuar kushtet për këtë.

