Këshilli i prokurorëve publik sërish ka anuluar seancën në të cilën duhej të vendosej nëse lënda për rastin “Sopoti” do t’i kaloj Prokurorisë Speciale Publike të Katica Janevës. Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të prokurorëve gjithashtu duhej të shqyrtohej edhe parashtresa e MPB-së për tërheqjen e aktpadisë për lëndën “Puçi”.
Kryetari i këshilli, Petar Anevski, nuk ka dhënë sqarime se pse sërish prolongohen këto vendime, por para gazetarëve ka deklaruar se mbrëmë është shqyrtuar parashtresa e gjykatëses Tatjana Mihajllova për sjelljen e Katica Janevës dhe Fatime Fetait gjatë seancës së fundit për rastin e dhunës në Komunën Qendër.
Këshilli i Prokurorëve publik ka vendosur që prokurorët e PSP-së kanë shkelur kodin etik dhe i rekomandojnë Janevës që të përcaktoj një prokuror tjetër që do ta përfaqësoj këtë lëndë para gjykatës.

