U anulua edhe seanca e tretë gjyqësore kundër kandidatit për deputet të LSDM-së, Pavle Bogoevski.
Avokati i tij, Sasho Dukovski, nga arse personale nuk ishte prezent në seancë, që ishte edhe arsyeja e anulimit. Sot, me ftesë të gjykatës, për herë të parë u paraqit edhe përfaqësuesi i prokurorisë shtetërore publike, ndërsa për herë të dytë u paraqit edhe përfaqësuesi nga ministria e kulturës që duhet të tregoje për dëmin e shkaktuar.
Bogoevski ngarkohet për shkaktimin e dëmit të fasadës së ministrisë së kulturës gjatë kohës së protestave të Revolucionit të Larmë.
Sot në seancë për herë të parë ka qenë përfaqësuesi i prokuroria e shtetit, ndërkaq për së dyti është paraqitur edhe përfaqësues i Ministrisë së Kulturës, i cili duhet të deklarohet për dëmin e bërë.
Përndryshe, Bogoevski ngarkohet për dëm të fasadës së Ministrisë së Kulturës gjatë kohës së protestave të “Revolucionit Laraman”. Seanca paraprake u anulua me kërkesë të palës mbrojtëse, që të shqyrtohet ekspertiza për dënim. Procesi gjyqësor kundër Bogoevskit do të mbahet më 30 janar të këtij viti.