Në Dhomat e Specializuara të Kosovës janë anuluar seancat e planifikuar për javën e ardhshme në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Seancat e datës 27, 28, 29 dhe 30 tetor 2025 nuk do të mbahen dhe gjykimi pritet të vazhdojë më 3 nëntor 2025, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndërsa, janë shtuar seanca shtesë për javën që fillon më 17 nëntor për të vazhduar më pas deri më 11 dhjetor 2025, sipas kalendarit të Gjykatës./Periskopi