Forca e Sigurisë së Kosovë dje kanë realizuar Ditë e Vizitorëve të Shquar të ushtrimit fushor “Ujku i Çeliktë” si proces kulminant i një pune dy-vjeçare në validimin e Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë.
E të pranishëm në këtë ushtrim kanë qenë edhe liderët e vendit.
Ku është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e ka vlerësuar si një sukses të jashtëzakonshëm ushtrimin ushtarak “Ujku i Çeliktë”, i cili u realizua dje me pjesëmarrjen e mbi 1000 ushtarakëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).
Sipas tij, ky është ushtrimi më i madh dhe më i sofistikuar që ka realizuar FSK-ja deri më tani, dhe një shembull i përkushtimit të Kosovës në forcimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse.
Të gjendur në këtë ngjarje, kryeministri Kurti ka përmendur trefishimin e buxhetit në ushtri.
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur deputeti Anton Quni.
Ai thotë se FSK- ja çdo ditë e më shumë eshte më afer ngritjes së kapaciteteve të plota operacionale.
Quni përmend edhe ushtrimin e fundit “Ujku i Çeliktë”, për të cilen thotë që autoritetet e specilizuara e bëjnë vlerësimin e detajuar.
“FSK-ja çdo ditë e më shumë eshte më afer ngritjes së kapaciteteve të plota operacionale.
Sipas Planit Gjithperfshirës së Tranzicionit te miratuar ne vitin 2018, keto kapacitete duhet te arrihen deri ne vitin 2028.
Me ngritjen e kapaciteteve, operacionaliteti i njësive të FSK-se mundet me u vërtetu në ushtrimet fushore ku zgjidhen një mori e detyrave nën presionin e kohes dhe me burime të limituara.
ImageAnton QuniFoto galeri
Për ushtrimin e fundit “Ujku i Çeliktë”, autoritetet e specializuara e bëjnë vlerësimin e detajuar per arritjet e poashtu edhe për mangësitë e njësive”, u shpreh ai.
Më tej, deputeti kërkon nga Qeveria me urgjencë të adresoj largimet e theksuara të ushtarakëve të FSK-së.
Gjithashtu Quni thekson që FSK-ja profesionale dhe Kosova pjesë e NATO-se, janë garancat më të fuqishme për paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon.
“Sidoçofte, FSK-ja duhet të qëndroj në rrugen e duhur që në vitin 2028 të arrijë që të jetë plotësishtë operacionale.
Në këtë aspekt kërkohet që qeveria me urgjencë të adresoj largimet e theksuara të ushtarakëve të FSK-se, kjo si pasojë e standardit të ulët jetësor, kurse në rrafshin aleancave dhe partneritetit, të hartoj dhe implementoj strategjitë për anëtarësimin sa ma të shpejt te Kosovës në NATO.
FSK-ja profesionale dhe Kosova pjesë e NATO-se, janë garancat më të fuqishme për paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon, duke i parandaluar dhe shuar të gjitha perpjekjet e Beogradit për çfardo kërcënimi ushtarake kundra Kosovës”, përfundoi Quni për “Bota sot”.