– Në kohën tonë është e habitshme të takosh njeri të lumtur- ka thënë një udhëtar.- Pastaj do të shohësh elefantin e bardh.
– Po, kush është fajtor për këtë?- Pyeti Ivan Aleksejeviç duke shtrirë këmbën e tij të gjatë me kujdes.- Nëse ju nuk jeni të lumtur, vet i keni fajet. Po, ju çka mendoni? Njeriu është krijues i lumturisë së vet. Nëse dëshironi edhe ju të jeni të lumtur, por ju nuk dëshironi. Ju jeni kundër lumturisë.
– Ja, merre! Qysh?
– Shumë thjeshtë! Natyra e ka përcaktuar që njeriu të dashurojë në një periudhë të caktuar të jetës. Mbaroi ajo periudhë, dhe tash dashuron gjithë zjarr, por ju nuk e dëgjoni natyrën, pandalim diçka prisni. Më andej…. Në ligje është thënë se individi normal duhet që të martohet…. Pa martesë nuk ka lumturi. Ka ardhur koha e përshtatshme, martohu pra, mos e rëndo…. Por ju nuk martoheni, prisni pandalim diçka. Në ligje është thënë se vena e gëzon zemrën e njeriut. Nëse ndjehesh mirë dhe do të ndjehesh më mirë shko në tavernë dhe pi. Me rëndësi është të mos gjesh behane, por të digjesh sipas skemave. Skema është gjë e madhe.
-Ju thoni se njeriu është krijues i lumturisë së vet. Çfarë krijues djalli është ai? Kur dhëmbi i sëmurë mjaftueshëm dhe zemra e tij lëviz nga vendi? Gjithçka varet nga rasti. Tash neve duhet të na ndodh një katastrofë e madhe për të kënduar ndryshe.
Përktheu: Hamdi Nuhiju