Institucionet shtetërore në Maqedoninë e Veriut, në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Serbi, po i shfrytëzojnë shërbimet e një kompanie ruse që është në “listën e zezë” në shumë vende dhe kjo ka ngritur shqetësimet mbi sigurinë e kompjuterëve në institucionet e këtyre shteteve.
Bëhet fjalë për sistemin antivirus të prodhuesit rus, Kaspersky, i cili edhe pse nuk është i ndaluar në Maqedoninë e Veriut, është i ndaluar në SHBA, që është partner strategjik i Maqedonisë së Veriut, ndërsa Bashkimi Evropian (BE), me të cilin Shkupi hapi negociatat për anëtarësim, rekomandoi ndalimin e shërbim.
Kaspersky nuk përdoret as në institucionet e Kosovës, dhe këtë për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.
rreziqet e mundshme për sigurinë e pajisjeve pas një pushtimi.
Në atë kohë, kompania mohoi lidhjet me Kremlinin dhe theksoi se vendimi ishte marrë “për arsye politike”.
Autoritetet italiane njoftuan, gjithashtu, në mars 2022 se do të reduktonin përdorimin e Kaspersky-t në sektorin publik dhe katër vjet më parë Holanda kishte njoftuar të njëjtën gjë.
Në vitin 2018, Parlamenti Evropian kërkoi që institucionet e Bashkimit Evropian të ndalonin përdorimin e produkteve të kompanisë ruse në pajisjet e tyre.
Në vitin 2018, rrjeti social Twitter njoftoi se kishte ndaluar reklamat për Kaspersky, duke përmendur, ndër të tjera, pretendimet e autoriteteve amerikane për lidhjet e kompanisë me agjencitë e inteligjencës ruse.
Në vitin 2017, Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Britanisë këshilloi përdoruesit e qeverisë të shmangin programet ruse antivirus.
Kaspersky është themeluar në Moskë më 1997. Në ueb-sajtin e kompanisë shkruan se selia e saj është në Britaninë e Madhe, dhe se shërbimet e saj i përdorin më shumë se 400 milionë përdorues dhe 240 mijë kompani në mbarë botën.
Në nëntor 2020, ata zhvendosën serverët me të dhënat e përdoruesve të tyre nga Rusia në Zvicër.
Nga Kaspersky thonë se si kompani private nuk kanë lidhje politike me asnjë qeveri, por bashkëpunojnë me autoritetet e vendeve të ndryshme dhe agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit në luftën kundër krimit kibernetik.
Drejtori dhe bashkëthemeluesi i kompanisë është Yevgeny Kaspersky, ekspert rus i sigurisë kibernetike.
Gjatë viteve të tetëdhjeta, ai u diplomua në Fakultetin Teknik të Shkollës së Lartë të KGB-së, e cila trajnoi oficerë të ardhshëm të inteligjencës dhe më vonë punoi në shërbimin e inteligjencës ushtarake sovjetike.
Top Channel