Komisioni Anti korrupsion ka shkatërruar materiale arkivore që kanë të bëjnë me periudhën 2002-2014, njoftoi portali Nova TV. Gjatë ditës së sotme, dokumentacioni është ngarkuar në dy automjete të një kompanie e cila merret me prodhimin e letrës dhe ambalazhit. Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit për shkatërrimin e dokumenteve ka marrë leje nga Arkivi shtetëror në krye të cilit është Filip Petrovski. Për momentin nuk dihet arsyeja për shkatërrimin e arkivit dhe për cilat raste janë dokumentet. Komisioni antikorrupsion me vite të tëra është krejt i mbyllur për opinionin dhe thuajse nuk ka ngritur anjë rast serioz për korrupsion nga radhët e pushtetit, edhe pse kjo është detyra e tyre kryesore e këtij institucioni.
Data 24.03.2026
Aktuale
- Masë e re në Maqedoni: Burg shtëpiak me mbikëqyrje elektronike për person të dënuar
- E ndiqte një grua dhe vajzën e saj të mitur, arrestohet nga policia
- Milanoviq: Maqedonia e Veriut vendos vetë për rrugën e vet
- VLEN do ta mbajë kongresin e parë partiak në muajin Maj
- Mickoski: Prej sot ulet çmimi i naftës dhe benzinës për 3 denarë në pompat e kompanisë OKTA
- Taravari kritikon Mickoskin dhe VLEN-in: Pa ndryshime kushtetuese, vendi rrezikon izolimin
- “Në kërkim të thelbit” nga mendimtari turk, Ibrahim Kallën
- Mickoski: Qeveria nuk po e shqyrton hapjen e Kushtetutës, nuk janë përmbushur kushtet politike

