Ansambli i këngëve dhe valleve “Ibe Palikuqi” me rastin e 8 marsit-festës së gruas organizon një koncert festiv në Teatrin Shqiptar në Shkup në fillim prej ora 12:00 , transmeton Almakos.
Në koncert do të performojnë emra të njohur artistësh dhe valltarësh.
“ Për dorën që përkund djepin dhe edukon një popull, për atë krijesë të shenjtë që nuk ndalon mundin e saj në shoqëri, për të gjitha ato yje që ndriçojnë në jetën tonë!”
Me këtë thënie të bukur dedikuar femrës, nënave, motrave, bashkëshorteve, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi” njofton opinionin se me 8 Mars organizon një koncert festiv i cili për qëllim ka që të vë në pah aftësitë e gruas dhe të japë një mundësi plus për të reflektuar statusin e saj, për të evidentuar pikat e forta dhe cilësitë e gruas.
Kjo është ftesa integrale e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi”:
Për dorën që përkund djepin dhe edukon një popull, për atë krijesë të shenjtë që nuk ndalon mundin e saj në shoqëri, për të gjitha ato yje që ndriçojnë në jetën tonë!
Me rastin e 8 marsit, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi” organizon një koncert festiv ku përveç argëtimit, për qëllim ka që të vë në pah aftësit e gruas dhe të japë një mundësi për të reflektuar statusin e saj, për të evidentuar pikat e forta dhe cilësit e tyre.
Me këtë rast, kemi nderin që para jush të paraqitemi me një program mjaft të begatë ku do të kenë mundësi të për formojnë shume artist si:
Ajtene Derguti, Lindita Purellku, Adnan Daci, Aziz Murati, Arshik Miftari, Adnan Kamberi, Agim Ajrullahu, Zyber Avdiu, Tahir Seferi, Rron Sulejmani dhe Mentor Sulejmani, ndërsa grupi i valleve do të prezantohet si në vijim:
Ibe Palikuqi merr pjesë me tre grupe:
Grupin e parë
Grupin e dytë
Grupin e tretë
Një falënderim shumë i veçantë deri tek të gjitha ato vajza anëtare të mëparshme si dhe ato anëtare aktuale në AKV Ibe Palikuqi të cilat kontribuuan në sferën e kulturës, ju jemi mirënjohës!
Ju mirëpresim me 8 mars, në Teatrin Shqiptar, me fillim në ora 12:00!