Shumica e grekëve, 87 për qind e atyre të cilët të dielën dolën në qendër të Athinës, morën pjesë në protestë për të shprehur pakënaqësinë për çështjen me emrin, tregon hulumtimi i agjencisë “Kapa Research” për gazetën “To Vima”. Nga anketa e bërë mes qytetarëve, hulumtimi e cakton edhe profilin e demonstruesve, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Shumica ishin burra (77 për qind), me orientim dhjathtist (54 për qind), me vendbanim në rajonin e Atikës – rajoni më i gjerë i Athinës (83 për qind) dhe me moshë mbi 45 vjeç (72 për qind).
Në pyetjen përse kanë vendosur të marrin pjesë në protestë, grekët (duke pasur mundësi të zgjedhin mes dy përgjigjeve) si shkak kryesor e zgjodhën kontestin me emrin.
– Që ta shpreh kundërshtimin tim në ngjarjet në çështjen e Shkupit 87 për qind;
– Protestë antiqeveritare 25 për qind;
– Iu përgjigja thirrjes së kishës 3 për qind;
– Protestoj kundër opozitës 2 për qind;
– Për një shkak tjetër 1 për qind;
– Nuk e di/nuk përgjigjem 1 për qind;
Rezultatet tregojnë se të pranishmit ishin qytetarë me orientim djathtist që u tubuan në Sintagma që të protestojnë kundër emrit të Maqedonisë në cilëndo formë në emrin e ri të IRJM-së, që mund të dalë nga negociatat mes qeverive të Athinës dhe Shkupit, shkruan “To Vima”.
Sipas rezultateve të anketës, 54 për qind e të anketuarve në qëndrime ishin me orientim djathtist, 21
për qind ishin centristë, 15 për qind ishin me prirje drejt së majtës, ndërsa 10 për qind refuzuan të
përgjigjen.
Madje 65 për qind e të anketuarve deklaruan se porosia nga tubimi ishte shprehja e protestës së qetë, përderisa 29 për qind tubimin e konsideruan për kthesë në sistemin politik. Lidhur me atë në cilin institucion kanë më tepër besim, sipas përgjigjeve të grekëve që morën pjesë në protestën në Sintagma, në vend të parë është ushtria me 64 për qind, e më pas është kisha (55
për qind), përderisa Parlamenti dhe partitë politike kanë renditje shumë të ulët dhe me numër të madh të përgjigjeve negative, 85 për qind dhe 93 për qind ndaras.
Hulumtimi tregoi se 77 për qind e demonstruesve ishin burra, ndërsa 23 për qind gra, 7 deri 10 grekë ishin të moshës mbi 45 vjeç, prej të cilëve 28 për qind mes 45 dhe 54 vjeç, 25 për qind të moshës mes 55 dhe 64 vjeç, ndërsa 19 për qind mbi moshën 64 vjeç. Tre nga 10 ishin nën moshën 44 vjeçare, përkatësisht 14 për qind të moshës mes 35 dhe 44 vjeç, vetëm pesë për qind ishin të moshës mes 25 dhe 34 vjeç, 7 për qind mes 17 dhe 24 vjeç dhe 2 për qind nën moshën 16 vjeç.