Agjencia Rejting dhe “Fokus” kanë realizuar një anketë në periudhën nga 18 deri 23 shtator, lidhur me disponimin e qytetarëve të Shkupit para zgjedhjeve lokale. Sipas kësaj ankete, prej partive shqiptare në vendin e parë në Shkup radhitet Lëvizja Besa (3.8 për qind), e dyta është BDI-ja (3.6), në vend të tretë Aleanca për Shqiptarët (0.9) dhe kurse në vend të katërt PDSH (0.5).
Sipas kësaj ankete, te Maqedonasit në rang të qytetit të Shkupit e para radhitet LSDM me 28.6 për qind, para VMRO-DPMNE-së, e cila është e dyta me 21.8 për qind, transmeton Gazeta Lajm.
Te kandidatët për kryetarë të qytetit të Shkupit, në vend të parë është Petre Shilegov me 28.8 për qind, kurse i dyti është Koce Trajanovski me 24.3 për qind. Te kandidatët shqiptarë bindshëm udhëheqë kandidatja e Lëvizjes Besa, Nafie Selmani me 3.7 për qind, para Naim Bajramit të Aleancës për Shqiptarët me 0.9 për qind dhe Bekim Fazliut të PDSH-së me 0.5 për qind.
Sipas kësaj ankete, në Shkup do të ketë edhe rreth të dytë zgjedhor. Të pyetur se për cilin kandidat do të votonin në rrethin e dytë, 36.8 për qind e qytetarëve janë përcaktuar për Petre Shilegov, kurse për Koce Trajanovskin 25.6 për qind.
Agjencia Rejting është agjencia e cila para zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit bëri anketat më të sakta edhe te blloku shqiptar edhe te ai maqedonas.



