Anketa e fundit e realizuar nga Forumi për Aktivizëm Qytetar nga data 15 gusht deri me datën 15 shtator ka treguar të dhëna interesante nga opinioni i 1000 të anketuarve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkruan Almakos.
Në këtë anketë shtrohen tri cështje themelore ku njëra prej tyre është edhe vlerësimi i punës së institucioneve shtetërore me një notë pozitive ose negative.
Sipas të anketuarve institucionet me vlerësime më të larta dhe më pozitive janë :ministria e punës dhe politikës sociale me notë 3.2, IT dhe administrata me notën 3.1 dhe ministria e kulturës e udhëhequr nga partia “Alternativa” me notën 3. Poshtë listës renditen prioritetet ose institucionet tjera.
Ky vlerësim i qytetarëve për punën e Ministrisë së Kulturës gjatë kohës kur me të është duke udhëhequr kuadri i partisë “Alternativa” është si rezultat i transparencës dhe mos lejimit të korrupsionit në nivelet më të larta./Almakos/




